Shtëpi botuese · Tiranë, që prej vitit 2006 · Katalogu 2026
Lustër, për një përrallë

Letërsi për fëmijë

Lustër, për një përrallë

Rrëfenja sillet rreth një djaloshi të vogël që, një ditë, vendosi të lustronte këpucë në këmbim… të një përralle. Eduardi ka një familje aq të varfër, saqë nuk mund t’i blejnë dot as një libër me përralla. Ndaj, vogëlushi me ide gjeniale vendos të fitojë vetë paratë për të blerë librin.

Dora-dorës që vijnë klientët, secili prej tyre do t’i dhurojë Eduardit një përrallë të mrekullueshme — dhe dashuria për librin, për rrëfenjat dhe për dijen, do ta bëjë atë njeriun më të lumtur dhe më të pasur në botë.

Të dhëna bibliografike

KategoriaLetërsi për fëmijë
Mosha8–14 vjeç
IlustrimetIlustrime bardh e zi
GjuhaShqipe
KopertinaKapakë të hollë
Formati14.5 × 21 cm
BotuarNë vitin 2025
ISBN9789928485212
Çmimi600 lekë

Ku ta blesh

Dita Books nuk shet drejtpërdrejt online — librat i gjeni te partnerët tanë të shpërndarjes dhe në libraritë anembanë vendit.