Shtëpi botuese · Tiranë, që prej vitit 2006 · Katalogu 2026

Rreth nesh

Një shtëpi botuese e përkushtuar ndaj lexuesve të vegjël.

Dita Books është një shtëpi botuese dhe agjenci shpërndarjeje librash në Shqipëri, e njohur për përkushtimin ndaj letërsisë cilësore dhe afrimit të lexuesve të vegjël e të rritur me libra bashkëkohorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. E themeluar në vitin 2006, Dita Books ka ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi me botues, librari dhe biblioteka në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Në vitet e fundit, fokusi kryesor i botimeve është letërsia për fëmijë dhe të rinj, me synimin për të sjellë histori frymëzuese, autorë të rinj dhe botime me standarde të larta editoriale e vizuale. Shtëpia botuese i kushton rëndësi të veçantë cilësisë së ilustrimeve, dizajnit modern dhe përmbajtjeve që nxisin imagjinatën, edukimin dhe dashurinë për leximin.

Që nga janari i vitit 2026, Dita Books është në një administrim të përbashkët me Bukinist, platformën më të madhe të shitjes online të librave në Shqipëri dhe ndër më të rëndësishmet në tregun ndërkombëtar shqiptar. Ky bashkëpunim synon të zgjerojë praninë në tregun online, brenda dhe jashtë vendit, të përmirësojë shërbimin ndaj lexuesve dhe të sjellë një gamë edhe më të pasur botimesh për publikun shqiptar kudo që ndodhet.

Shfleto katalogun