Valbona Banka është autorja më e botuar e Dita Books dhe një nga zërat më të dashur të letërsisë bashkëkohore shqiptare për fëmijë e të rinj. Nga seritë e Arias çamarroke te «Tekno-Broni» dhe «Bota e padukshme e adoleshencës», librat e saj u flasin të gjitha moshave — me humor, ngrohtësi dhe «leksione jete» që zënë fill drejt e në zemër. Romani i saj «Aria — Në dorën time» u shpall Libri më i mirë për fëmijë i vitit 2025.