
Botim i ri · Letërsi për fëmijë
Bota e padukshme e adoleshencës
«Bota e padukshme e adoleshencës» është një libër për çdo adoleshent që është ndier ndonjëherë i padukshëm apo i pakuptuar… si dhe për çdo prind që ka dashur ta kuptojë, por nuk ka ditur sesi.
Në këto faqe do të gjesh rrëfime të sinqerta nga bota e brendshme e të rinjve: mbi trupin, identitetin, përkatësinë, vetminë dhe zërat që shpesh mbeten të pazëshëm. Një libër që ndihmon adoleshentët të kuptojnë se nuk janë vetëm, prindërit të afrohen më shumë me fëmijët e tyre dhe mësuesit të njohin më mirë botën e nxënësve të tyre.
Të dhëna bibliografike
KategoriaLetërsi për fëmijë
Mosha15–18 vjeç
IlustrimetIlustrime bardh e zi
GjuhaShqipe
Faqe112
KopertinaKapakë të hollë
Formati14.5 × 21 cm
BotuarNë vitin 2026
ISBN9789928488169
Çmimi600 lekë
Ku ta blesh
Dita Books nuk shet drejtpërdrejt online — librat i gjeni te partnerët tanë të shpërndarjes dhe në libraritë anembanë vendit.




