
Botim i ri · Vetëndihmë emocionale
Panda e Madhe dhe Dragoi i Vogël
Dy miq të ngushtë, Panda e Madhe dhe Dragoi i Vogël, i kalojnë stinët e vitit të dy tok. E, ndonëse shpesh humbasin udhën, kjo i shpie drejt zbulimesh shumë të bukura. Së bashku, mësojnë të jetojnë çastin, të gjejnë paqen edhe në mes të pasigurisë dhe fuqinë për t’i kapërcyer vështirësitë e jetës.
Shkrimtari dhe artisti James Norbury i ka ilustruar këto aventura i frymëzuar nga filozofia dhe spiritualizmi budist — me shpresën që libri t’i vijë në ndihmë kujtdo që e lexon.
Të dhëna bibliografike
KategoriaVetëndihmë emocionale
Mosha12+ vjeç
IlustrimetMe ilustrime
GjuhaShqipe dhe Anglisht
Faqe160
KopertinaHardcover
Formati17 × 20.8 cm
BotuarNë vitin 2026
ISBN9789928488138
Çmimi1 200 lekë
Ku ta blesh
Dita Books nuk shet drejtpërdrejt online — librat i gjeni te partnerët tanë të shpërndarjes dhe në libraritë anembanë vendit.