Shtëpi botuese · Tiranë, që prej vitit 2006 · Katalogu 2026
Ditari i Astronautit të Vogël

Letërsi për fëmijë

Ditari i Astronautit të Vogël

Në këtë novelë fantastiko-shkencore bashkohen emocionet, imagjinata, shkenca dhe ndjenjat njerëzore. Rrëfimin autori ia beson Joelit, i cili përshkruan udhëtimin nga dhoma e vogël e ëndrrave plot rrëmujë, te stacioni MIA, e deri te rikthimi në Tokë.

Si autor i formuar në fushën e fizikës, Flori Kasaj e pasuron novelën me njohuri të sakta shkencore, që nxisin mendimin dhe ushqejnë imagjinatën e lexuesve të vegjël.

Të dhëna bibliografike

KategoriaLetërsi për fëmijë
Mosha8–14 vjeç
IlustrimetIlustrime me ngjyra
GjuhaShqipe
Faqe92
KopertinaHardcover
Formati13 × 19.5 cm
BotuarNë vitin 2025
ISBN9789928488121
Çmimi800 lekë

Ku ta blesh

Dita Books nuk shet drejtpërdrejt online — librat i gjeni te partnerët tanë të shpërndarjes dhe në libraritë anembanë vendit.